Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit në Kryesinë e Kuvendit.
Ambasadori ka mbërritur prej disa minutash në zyrën e Metës.
Ky takim mbahet një ditë pasi përfaqësuesit e opozitës bojkotuan tryezën e ekspertëve për Reformën në Drejtësi.
Pikërisht Reforma në Drejtësi mendohet të jetë edhe tema kryesore e diskutimit midis ambasadorit amerikan Donald Lu, dhe kryetarit të LSI Ilir Meta.