1800 punëtorë të OSHEE ndodhe në terren për të riparuar avaritë në linjat e tensionit të mesëm e të ulët, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Sipas njoftimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë situata është nënë kontroll dhe aktualisht numri i fiderave me defekt është 30 nga 1200 fidera në total në vend. Zonat pa energji janë kryesisht ato rurale që janë prekur nga përmbytjet. Nga informacionet e marra nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE, situatë më problematike ka paraqitur agjencia e Shijakut (si pasojë e përmbytjeve nga lumi Erzen) dhe zona kufitare midis agjencisë Lushnjë dhe Fier.
“Nga informacionet e marra nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE, theksojmë se nuk kemi situatë emergjente, me përjashtim të zonave të përmbytura ku fiderat e stakuar janë për efekt sigurie, si pasojë e rrezikut nga prezenca e ujit pranë përmbytjes së kabinave në zonat e prekura nga dëmtimet e argjinaturës së Shkumbinit dhe dalja nga shtrati e lumit Erzen.”- bën të ditur OSHEE.
Në zonën e Fierit, nga 11 fidera pa energji që ishin gjatë orëve të shtrëngatës, nga informacioni më i fundit numri është reduktuar në 4 fidera, si pasojë e punës intensive të grupeve të eliminimit të avarivetë cilat ndodhen në terren në të gjithë nyjet kritike sic janë objektet e rëndësisë së vecantë sic janë hidrovoret dhe spitalet.
Tiranë
Shën Meri (pjesërisht) , Pezë, Ibë (pjesërisht) , Mullet (pjesërisht), Valias, Shupal (pjesërisht), Shkallë(pjesërisht), Shën Gjergj(pjesërisht), Zalbastar(pjeserisht),
Durrës
Sukth, Koxhas, Xhepal, Qaf Zotaj, Kënetë, Krujë/Qytet, Qerret , Gosë, Shkozet (pjesërisht),
Shkodër
Iballë, Shëngjin (pjesërisht),
Kukës
Mamëz, Surroj, Rragam
Burrel
Orosh, Fushe Gjorm,Tomin Luzni
Fier
Patos (pjesërisht), Ballsh (zona e Fratarit), Mbrostar, Lagjia “Kongresi i Përmetit”
Elbasan
Kajan, Hatolisht, Gjocaj, Labinot , Funare, Bradashesh, Gjinar.
Vlorë
Mifol
Gjirokastër
Memalia, Kraste, Tepelene, Piskov, Përmet
Kjo situatë është dinamike dhe puna vijon për eliminimin e gjithë problematikave të shfaqura në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
OSHEE thekson se situata është në kontroll dhe po ndjek me përparësi përmes shtabit të ngritur nga Divizioni i Shpërndarjes i cili monitoron me rigorizitet gjithë regjimin e punës së ngarkesave, defektet dhe eliminimin e tyre.
OSHEE garanton abonentët se ka marrë të gjitha masat e plota sipas gjithë standardave për eliminimin në kohë të gjithë avarive dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët. “Theksojmë se fidrat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndesisë të vecantë janë të gjithë në punë. Të gjithë hidrovoret janë në punë”- bën të ditur OSHEE.