Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se varianti Omicron i Covid-19 po përhapet më shpejt se varianti Delta. Aljazeera shkruan se sipas kreut Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, Omicron po shkakton infeksione tek njerëzit tashmë të vaksinuar ose që e kanë kaluar Covid.
“Tani ka prova të qëndrueshme që Omicron po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta,” tha Ghebreyesus.
Varianti Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor dhe që atëherë vendi ka parë një rritje të infeksioneve. Një numër vendesh kanë vendosur ndalime udhëtimi që prekin Afrikën e Jugut dhe fqinjët e saj pas shfaqjes së Omicron, por kjo nuk ka arritur ta ndalojë atë të përhapet në mbarë botën.
/b.h