Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se kryetari i një partie, nëse humb zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të japë dorëheqje nga posti i tij dhe nuk duhet të kandidojë më.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Basha deklaron se kjo është një çështje ndërgjegje, dhe jo statutore, por nuk e përjashtoi mundësinë e propozimit të një ndryshimi të tillë.
Pavaresisht se sipas tij, Berluskoni, Tsipras apo udheheqes te tjere dhe kur kane humbur nuk kane dhene doreheqjen nga posti i kryetarit te partise.
“Zgjedhjet gjermane nuk janë 25 prilli. Unë jam zotuar publikisht, që formimi im si njeri dhe si politikan, dhe kryetari i një force politike në Shqipëri, një kryetar që humbet zgjedhjet e rregullta, duhet të japë dorëheqjen. Dikush që jep dorëheqjen nuk duhet të kandidoj më, por nuk ja imponoj partisë time. Unë besoj që një kryetar që humb zgjedhjet e lira, të japë dorëheqjen dhe të mos kandidojë më.
Të qarkullojhet më. Kjo është çështje ndërgjegje. Propozimet në statut mund të vijnë të ndryshme. Statuti me partinë nuk i përshtatet vetëm një situate. Vullneti im është ky, në zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kryetari të japë dorëheqjen. Ky është standarti im. Drama e Shqipërisë nuk është kjo. Prozhektorët e publikut janë dikut tjetër, të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme” – tha Basha.
Duke folur për prioritetet e PD-së, Basha veçoi vetingun në politikë, reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Sipas tij, Rama ka ngritur një rrethim ndaj demokracisë së vendit.
“Vetëdija për forcën që partia ka, nevoja për të mos u verbuar nga arritjet e PD-së, Kuvendi Kombëtar ishte një moment reflektimi për të ardhmen. I është bërë rrethim demokracisë, është e rrethuar media, zgjedhjet, ekonomia. Tendenca është mes një grushti njerëzish të pushtetshëm.
Është një pakicë që ka krijuar një rrjet për të kontrolluar gjithçka në këtë vend, dhe një shumice absolute që nuk ndihen pjesë e këtij vend. Po t;’i pyesësh duan të lkargohen. Si do i japim fund kësaj gjendje. Kemi eidentuar si forcë politike disa prioritete. E para është lufta kundër korrupsionit. Kemi proopozuar një masë tjetër drakoniane, vetingu i politikanëve.
Paraqitje me detyruim të 200 figurave kryesore të politikës për figurën në dy shtylla kryesore. Vetingu i politikanëve, një reformë zgjedhore, territoriale, janë prioritetet më të mëdha. Jo vetëm nuk e braktisa reformën territoriale, por në momentet kur u ulëm në takim atëherë, ka qenë dhe anëtarë nga mazhoranca. Shërbimi lokal duhet të jetë më afër qytetarit.
Vendet më të zhvilluara në botë, 70% të buxhetit ja alokojnë pushtetit vendor. PD ka një vizion të konsoliduar dhe është hedhur në formën e amendamenteve kushtetuese, si vetingu i politikanëve, reformën zgjedhore. Kërkesa për reformën territoriale, janë tre shtylla që po ecen përpara, çahet rrethimi i demokracisë që i ëhstë bërë nga kruyeministri Rama” – tha Basha./m.j