Milioneri i restoranteve zinxhirë Nusr-Et është përballur me kritika pasi publikoi një video të një ribashkimit me nënën e tij – duke nxitur përdoruesit e mediave sociale të pyesin pse ajo jeton ende në një shtëpi aq modeste, pavarësisht pasurisë së tij të madhe.
Nusret Gökçe, 38 vjeç, i lindur në Turqi, i njohur si Salt Bae, u bë i famshëm disa vite më parë, pasi u bë virale një video që shfaqte metodën e tij të pazakontë të aplikimit të erëzave në biftek. Ai tani zotëron më shumë se 15 restorante në qytete anembanë botës, duke përfshirë Dubain, Majamin dhe Londrën, dhe klientë të famshëm si Conor McGregor, P Diddy, David Beckham dhe Leonardo DiCaprio që thuhet se janë fansa të ushqimeve të linjës së restoranteve.
Pjatat në restorantet e tij janë jashtëzakonisht të shtrenjta, ku një biftek i mbuluar me ar në restorantin e tij në Londër kushton mbi 1,400 £.
Pavarësisht gjithë pasurisë së tij, një video e ribashkimit me të ëmën që ai shpërndau në rrjetet sociale nuk u prit mirë nga ndjekësit e tij. Salt Bae shkroi krahas imazheve se nuk e kishte parë nënën e tij për dy vjet.
Kjo video ka mbledhur miliona klikime për pak orë dhe mijëra komente, pozitive dhe negative, më shumë që sugjerojnë se ylli duhet të shpenzojë disa nga milionat e tij për një shtëpi të re për nënën e tij. Përdoruesit e Instagram-it shpërthyen gjithashtu ndaj tij dhe ishin të shumta komentet që vërshonin se pse ai nuk kishte hequr syzet e diellit para të ëmës.
/a.r