Ish-ministri demokrat Aldo Bumçi, i reshtuar krah Sali Berishës, ka marrë fjalën i pari në protestën e sotme që po mbahet në Tiranë. Para Kryeministrisë janë mbledhur qindra mbështetës të Berishës dhe ata që kundërshtojnë projektin e “Ballkanit të Hapur”.
Për të motivuar turmën, Bumçi tha se opozita e vërtetë ishte sot në shesh dhe kjo rrugë nuk mund të ndalej.
“Nuk do ndalojë më. Këtë rrugë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Derisa t’ia shkurtojmë ditët këtij regjimi, që ka dhunuar shqiptarët. Të drejtat e tyre, demokracinë. Fitore, fitore, fitore. Protesta, protesta, protesat”, tha ndër të tjera ish-ministri i PD.
Pjesë nga fjala e Aldo Bumçit:
Vuçiç, ish ministri i Milloshevicit. Ai që flet për botën serbe. Po nxit kolnflikt me Bosnjen. Rama i bën fasadën dhe thotë është lider europian, ky ulet me mua. Ky është Rama. Sot ëhstë dyshues për Kosovën dhe besimplot për Serbinë. Nga i buron ky besim? Nga i buron? Nga pazaret për pushtet. Vetëm karrigia e tij vlen.
Ka vetëm një projekt europian dhe nuk kalon nga aleanca Rama-Vucic. Nuk është projekt europian “Ballkani i Hapur”. Ka vetëm një rrugë drejt europës. Të ndërtojmë shoqërinë demokratike. Në Shqipëri, Serbi dhe kudo tjetër në rajon. Duke pasur opozitë dhe sot opozita është e gjallë e në këtë shesh.
Nuk do ndalojë më. Këtë rrugë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Derisa t’ia shkurtojmë ditët këtij regjimi, që ka dhunuar shqiptarët. Të drejtat e tyre, demokracinë. Fitore, fitore, fitore. Protesta, protesta, protesat./m.j