Në Rrugën e Qumështit gjenden 150 grumbullime yjesh në formë rrethi, ku në një sipërfaqe prej 100 vite dritë rreth e rrotull gjenden 1 milionë yje. “Ky mund të jetë vendi ku duhen kërkuar UFO-t” – thotë shkencëtarja Rosanne Di Stefano.
Kërkimi i ri është prezantuar gjatë takimit të American Astronomical Society. Shkencëtarja e Harvard Smithsonian Center for Astrophysics (CfA) thotë se këto grumbullime yjesh mund të jenë vendi ku mund të gjendet civilizimi i alienëve.
Sipas saj në këto zona është më e madhe mundësia e jetëgjatësisë si dhe ka shanse më të mira për t’u bërë inteligjent dhe për të kaluar përtej fazës mikrobakteriale. Në këto zona të grumbullimit të yjeve, ata janë 20 herë më afër sesa një yll afër sistemit tonë diellor. Komunikimi ndër diellor është më i thjeshtë në këtë rast.
Shkencëtarët në Tokë nuk do të jenë në kontakt me civilizimin e mundshëm të UFO-ve në këtë zonë të hamendësuar. Të paktën jo tani për tani. ‘Panorama’ shkruan se yjet e grumbulluar në formë rrethi janë formuar mesatarisht 10 miliardë vite më parë, duke qenë paksa më të rinj sesa vetë galaksia. Për shkak të vjetërsisë, ata kanë më pak elementë që u duhet planetëve për formimin e metaleve, si hekuri.