1398- Gjenerali tatar Timur Lenk (Tamerlane) pushton qytetin Indian të Delhi.
1737- Vdiq Antonio Stradivari, ndërtues I famshëm italian i instrumenteve me tela me cilësi të patejkalueshme. Tingulli i violinës së tij u bë një masë klasike e vlerës muzikore në shekullin e 19-të. Ai besohet se ka bërë 1100 instrumente, nga të cilat janë ruajtur deri më sot 500 violina, 12 viola dhe 50 violonçelo.
1913-Lindi burrështetasi gjerman Willy Brandt, kryebashkiak i njohur i Berlinit (1957-66), kancelar i Gjermanisë Perëndimore (1969-74), lider i Partisë Social Demokrate. “Politika e tij lindore e marrëveshjes” me BRSS dhe vendet e tjera të Evropës Lindore kontribuoi në stabilizimin e situatës në Evropë, për të cilën ai fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1971. Ai mahniti opinionin publik botëror në vitin 1970 kur u gjunjëzua para monument për viktimat e nazizmit në Varshavë, në emër të popullit gjerman. Për shkak të një afere spiunazh në të cilën u zbulua se bashkëpunëtori i tij i ngushtë ishte një spiun i Gjermanisë Lindore, ai dha dorëheqjen në 1974 si kancelar federal.
1940- Udhëheqësi i Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, urdhëron Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Gjermane në Luftën e Dytë Botërore për të përgatitur një pushtim të Rusisë sipas një plani sekret të koduar “Operacioni Barbarossa”.
1970-Hyn në fuqi Ligji i divorcit në Itali, megjithë kundërshtimin e Kishës Katolike Romake.
2001-Vdiq në Paris Gilbert Becaud, një nga këngëtarët më të suksesshëm francezë të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.
2011- Vdes në Pragë Vaclav Havel, ish-udhëheqësi i “Revolucionit të …”, dramaturg, presidenti i parë i Çekosllovakisë i zgjedhur lirisht dhe presidenti i parë i Republikës së pavarur Çeke. BETA