Prej orës 08:00, anëtarë të Partisë Demokratike në të gjitha degët e Shqipërisë, kanë marrë pjesë në votimin e referendumit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.
Procesi i votimit ka vijuar deri në orët e pasdites, ku në shumë degë ka përfunduar më herët, ndërsa në disa të tjera, është shtyrë afati për shkak të fluksit të madh të votuesve.
Dega e Selenicës: Votuan 257 anëtarë, vota pro shkarkimit 255, vota kundër shkarkimit 2
Dega Pogradec: 502 vota pro, 5 kundër dhe 3 të pavlefshme
Dega Vlorë: Vlorë 913 votues, Pro shkarkimit 903 vota, Kundër shkarkimit 8 vota, Të pavlefshme 2 vota
Dega Gjirokastër: Votues 1014, Pro 1000 kundër 11, pa vlefshme 3
Dega Memaliaj: Votues 206, pro 202, pavlefeshme 4
Dega Tepelene: Votues 155, pro 154, pavlefshme 1
Dega Përmet: Votues 255, pro 251, të pavlefshme 4
Dega Këlcyrë: Votues 204, pro 201, Kundër 1, abstenim 1, pavlefeshme 1
Dega Sarandë: 480 votues, 476 vota pro shkarkimit, 1 votë kundër dhe 2 të pavlefshme
Dega Durrës: 2058 anëtarë, 2031 pro vendimit, 17 kundër shkarkimit, 10 të pavlefshme
NJ. ADM SUKTH: 512 votues, 17 kundër vendimit, 10 të pavlefshme
Dega e Shijakut: 472 votues, të gjitha pro, asnjë kundër vendimit dhe asnjë e pavlefshme