Krahas aspektit të paligjshmërisë, referendumi i zhvilluar sot nga Sali Berisha në të gjitha degët e Partisë Demokratike ka një kosto me vlerë qindra mijëra, ku përfshihen shpenzimet për bazën materiale, transport, qira për ambiente të përdorura si qendra votimi, ushqim për komisionerët etj.
Sali Berisha vijon të hedhë para të dyshimta për të financuar aksionin e tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe për të marrë nën kontroll Partisë Demokratike. Krahas aspektit të paligjshmërisë, referendumi i zhvilluar sot nga Sali Berisha në të gjitha degët e Partisë Demokratike ka një kosto me vlerë qindra mijëra, ku përfshihen shpenzimet për bazën materiale, transport, qira për ambiente të përdorura si qendra votimi, ushqim për komisionerët etj.
Pyetja që shtrohet natyrshëm është: Cili është burimi i parave për të financuar referendumin e sotëm për shkarkimin e Lulzim Bashës?
Po ku i gjeti paratë Sali Berisha, kursimet të të cilit gjatë gjithë jetës së tij politike janë 190 mijë USD?
Misteri i burimit të parave për financimin e referendumit është pjesë e misterit të madh të burimit të miliona eurove për mbulimin e shpenzimeve të aksionit të Berishës që nga muaji maji i këtij viti. Sot nuk ka transparencë dhe as një përgjigje për burimin e parave për të paguar avokatin francez Jean-yves le Borgne, një nga më të shtrenjtët në Evropë. Nuk dihet burimi i parave për financimit e 27 foltoreve, Foltores së Madha të 11 dhjetorit në stadium, për eskortat luksoze, truprojat, karburantin, fushatën publicitare etj.