Kuvendi Kombëtar i PD ka miratuar sot propozimin e Kryesisë së Partisë që personat e shpallur non grata nga qeveria e SHBA nuk duhet të kenë asnjë funksion drejtues në PD.
Kryetari i komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit Kombëtar, Jemin Gjana tha se vendimi për të përjashtuar nga funksionet drejtuese në PD të personave non grata, merret pasi e ardhmja e vendit ndodhet “në udhëkryq dhe e ardhmja e PD e kërcënuar nga jehona të së shkuarës”.
Vendimi i parë për të ratifikuar rezolutën e këshillit kombëtar të datës 12 dhjetor 2021. Vendim i njohur për publikun.
Kush është dakort? Miratohet!
1 Shpallja non grata nga qeveria e SHBA është e papajteushme me cdo funksion drejtues në PD.
2 Të mbështesë fuqimisht inisiativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit politk në gjithë institucionet shtetërore e publike të partive politike.
Kush është dakort? Miratohet”, tha Gjana./m.j