Kuvendi i Partisë Demokratike ka nisur punën ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve me fjalën Ilir Dizdarit, një prej ish-studentëve të “Dhjetorit 1990”. Në fjalën e tij Dizdari u shpreh se është kohë që Shqipëria të realizojë ëndrrën e saj europiane përmes ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai theksoi se tashmë Shqipëria, ashtu si përpara 30-viteve duhet të rrëzojë sërish kultin e individit. Dizdari e mbylli fjalën e tij me një dedikim për kryedemokratin Basha, ku i uroi mbarësi në rrugën drejt së ardhmes dhe ndryshimit.
“Entuziazmi juaj sot i ngjan ati të dhjetorit 1990. Faleminderit. Unë jam Ilir Dizdari student i dhjetorit 90 dhe i shkurtit 91. Të nderuar demokrate dhe demokratë, të nderuar anëtarë të Kuvendit, të nderuar student të dhjetorit 90, i nderuar kryetar Lulzim Basha, ndërsa vija sot këtu më kaloi përpara syve si një pasqyrë lëvizja studentore me dy kulminacionet e saj, me 8 Dhjetorin dhe e dyta lëvizja e shkurtit për luftën kundër individit e cila na është shfaqur këto 31-vite dhe është bërë problem në shoqërinë shqiptare.
Ne organizatorët e studentëve të dhejtorit të viti 90 kërkuam liri demokraci dhe ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Në thelb ajo që kërkuam ne, ishin liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, ne kërkuam të drejtën për jetën, për fjalën e lirë, ekonominë e tregut, bashkimin kombëtar, lirinë fetare dhe betimin në zot.
Unë sot jam së bashku me miqtë e mi ku 30-vjet më parë ku në rreshtin e parë ishin ulur të gjithë drejtuesit e partisë Demokratike, unë isha me shkokët e mi, me Azimin me Shenasiun dhe i lamë disa porosi në emër të partisë Demokratike, por që ata i harruan. Ja ku jemi sot sërish këtu herë si këshillues, për ta bërë Partinë Demokratike ashtu sç ka qenë në dhejtorin e vitit 90.
Busulla dhe timoni i Partisë demokratike në çdo kohë duhet të jetë e drejtuar dret Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkimit Europian. Kërkuam që të qëndronim larg kultit të individit, ndaj sot kemi të njëjtat vlera e atyre që sot janë baballarë, të moshuar, ose që kanë ndërruar jetë si Azemi. I pa harruar kujtimi i tyre. Bëj sot bilancin dhe them se ata që e themeluan Partinë Demokratike shumë u përzunë nga ajao parti. Sipas mendimit tim ne dhet të riparojmë ato që ishin shtyllat e Partisë Demokratike.
E para ne kemi historinë tonë 30-vjeç detyrë kemi ta përforcojmë, e dyta pronarët dhe elita patriotike shqiptare, e treat të përndjekurit politik, e katërta ristrukturimi i besimit fetar në kuota të barspeshuara dhe e pesta janë anëtarësimet dhe prurjet e reja. Të dashur miqtë e mi ne kishim një ëndërr përpara 30-viteve dhe duhet ta realizojmë përmes partnerëve tanë të ShBA-ve ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, ta ringrejmë demokracinë ën Shqipëri. I nderuar zoti basha sot ju keni radhën ta kryeni këtë mission merreni dhe drejtojeni me nder”, tha ai.
g.kosovari