Ndërkohë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë duke luftuar njeri-tjetrin, në një ditë si kjo e sotmja, kryeministri Rama ka zgjedhur që të jetë në Vlorë, madje ta nisë ditën me një krep me çokollatë.
Rama tregon se si po e mban me të mirë veten në Vlorë përmes një postimi në Facebook.
“Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e ri të Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash as drekë”, shkruan Rama.
Të premten në mbrëmje kryeministri Rama ishte në Lezhë. Në një video që postoi vetë kreu i qeverisë në Instagram, dukej teksa provonte qoftet e përgatitura në sheshin e festave.
View this post on Instagram
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, Rama u ndal në një nga shtëpizat që gatuanin bukë me qofte dhe nuk nguroi ta porosisë një të tillë.
g.kosovari