Selitë ku do të mbahet këtë të shtunë votimi për referendumin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, krijuar në Kuvendin e Sali Berishës më 11 dhjetor, janë zhgarravitur gjatë natës së kaluar.
Siç e shihni në këtë foto që ka siguruar Panorama, aty është shkruajtur “PS Tom Doshi”.
Kujtojmë që këtë të shtunë, 18 dhjetor, mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, thirrur nga Kryesia dhe kryetari i partisë Lulzim Basha.
Kryedemokrati nuk e njeh Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të Sali Berishës e për rrjedhojë edhe vendimet e marra prej tij.
Berisha ka thirrur sot referendumin që anëtarësia e PD të votojë për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar.
g.kosovari