Për kryeministrin Edi Rama, Sali Berisha është një i marrë që po e çon Partinë Demokratike buzë humnerës dhe sipas kreut të qeverisë është marrëzi se si ky person të kthehet në personin që predikon.
‘Pse më fut te Sali Berisha. Nuk dua të hyj te kjo telenovelë e shpifur. Sepse është shumë e shpifur shumë e shëmtuar. Është telenovela e një marrëzie që ka dalë në sipërfaqe dhe që faktikisht nëse e sheh se si shpaloset me çfarë argumentesh është e dhimbshme për këtë vend dhe këtë popull dhe për ata që vazhdojnë ti besojnë protagonistëve të kësaj telenovele. Është histori të marrësh. Është përtej luftës për pushtet.
Në vendin tonë pas 31 vjetësh liri dhe përpjekje të vazhdueshme për një sistem demokratik, të dali një njeri non grata pasi ka qenë president, kryeministër dhe të demokratik si një nga personat që përbëjnë listën e zezë të SHBA kjo është shumë e dhimbshme dhe e rëndë. Por që ky njeri të kthehet në personin që predikon është marrëzi, është tragji-komedi, është groteske.
Nga ana tjetër marrëzi e tjetrit. Është një valle mes të marrësh në buzën e humnerës, ku praktikisht do të bjerë Partia Demokratik e Shqipërisë. Që Shqipëria të ketë vërdallë një kufomë politike ‘non grata’ dhe përballë tij një kufomë non grata dhe të dy hedhin vallen e tyre në kurriz të një populli dhe kondicionojnë situatën politike
Nëse qeveria e SHBA do të ishte një qeveri e një vendi që me para e lobingje mund të ndikohej, sulltanatet e lindjes dhe gjithë ato vende të pasura me naftë do i kishin pushtuar SHBA-të.’-tha Rama.