Ish-kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani ka nxjerrë një foto të flamurit shqiptar në fshatin Kollare në Maqedoninë e Veriut.
Krahas fotos, ai shpjegon se flamuri kuqezi është përdhosur dhe i është thyer shtiza, duke mos i kursyer as mallkimet kundrejt tyre.
Reagimi i plotë:
FLAMURI! O’FLAMUR GJAK, O’FLAMUR SHKABË. O’VËND E VATËR, O NËNË E BABË! Flamuri nuk është për Qibar, por u takon Familjeve të sakrificës së madhe ngase vetë Ata, i njohin vlerën.
Mos e vendos kur s’di ta mbajshë dhe s’ke forcë ta mbrosh. Por kështu ndodh kur vendoset flamuri, për t’u ngritur në pozita!
Flamuri nuk është copzë lecke e lyer me ngjyrë të kuqe, por është simbol i larë me gjakun e Dëshmorëve. U vraft buka që kapërdini nga duarët e Atyre që flijuan jetën, për të patur pozita!
U verboftë drita e diellit të lirisë që u sollën Ata që treten në varre!/m.j