Zbardhen detaje te reja nga mbledhja me dyer te mbyllura te Kryesisë së PD. Mesohet se një nga vendimet që është marrë në këtë mbledhje është ngritja e Komisionit të Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.
Gjithashtu, një tjetër vendim ka të bëjë me rënien e disa kompetencave të kryetarit, nje kerkese kjo e kundershtareve te Bashes, te cilet e kane sulmuar per sjelljen prej diktatori ne vendimet e marra deri me tani ne PD.
Me sa duket Basha eshte ndikuar dhe nga paralajmerimet e Berishes per zvogelimin e kompetencave te kryetarit te PD.
Nderkohe qe pjesë e diskutimeve është edhe Kuvendi Kombëtar, që pritet të mbahet nesër.
Nga ana tjetër, Referendumi i marrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk do të njihet nga kryedemokrati Lulzim Basha, pasi ky i fundit e cilëson Kuvendin e 11 dhjetorit si anti-statutor./m.j