Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në periferi të kryeqytetit ditën e sotme rreth orës 13:17.
Në Pezë Helmës, automjeti i drejtuar nga shoferi me iniciale F.H. humbi kontrollin mbi makinën duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri me iniciale A.G., ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ndodhet në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r