Nga një analizë e thellë që një inxhinier kimie u ka bërë veprave të hershme të Pablo Picassos dalin lajme të mrekullueshme për mënyrën e punës së artistit. Janë analizuar piktura të realizuara midis viteve 1895 dhe 1900. Duke përdorur teknologjinë e prerjes joinvazive, inxhinieri spanjoll José Francisco García Martínez nga Universiteti Barcelonës dhe Muzeut të Picassos ka analizuar veprat e periudhës së hershme të artistit, para lindjes së lëvizjes së kubizmit, pionier i së cilës ishte pikërisht Picasso. Bëhet fjalë për ato që këta shkencëtarë i quajnë shenja kimike të gishtërinjve.