Gjyqtari Agron Zhukri të cilin e përgjodhën ‘goglat’ për të shqyrtuar e gjykuar ndryshimet e bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e mbajtur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha, është dorëhequr.
Mësohet se Zhukri e ka depozituar sot tërheqjen e tij nga kjo dosje, për arsye që ende nuk dihen.
Tashmë pritet që të hidhet një tjetër short në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës.
g.kosovari