Zgjedhja e zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në postin e presidentit mund ta rikthejë në krye të diplomacisë ish-ministrin Enver Hoxhaj. Mësohet se ai është kandidati më i mundshëm për ta marrë postin e kryediplomatit kosovar, i cili aktualisht drejton Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.
Burime të “Zërit” kanë thënë se janë disa opsione, por më i përafërti është opsioni i rikthimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, si pasues i Thaçit.