Humb tragjikisht jetën në aksident një 21-vjeçare me origjinë shqiptare. Ajo është , Stela Luciani.
E ndjera drejtonte automjetin, në brendësi të së cilit ishin dhe dy miqtë e saj, kur u përplasen me trafikndarësen dhe si pasojë makina përfundoi përmbys në zonën e Bazzano-s.
21-vjeçarja pësoi lëndime më të mëdha dhe u transportua me ambulancë në urgjencën e San Salvatores, por edhe pas një operacioni delikat, nuk arriti të mbijetonte.
Kryetari i bashkisë L’Aquila, Pierluigi Biondi, ditën e vdekjes së Stella Luciani shprehu ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.
“Për tragjedinë e ndodhur në autostradën e Bazzano. Tragjedi që e largoi Stella Lucianin nga dashuria e familjes së saj, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta, të miqve, miqve të saj. Gjej rastin të shpreh ngushëllimet e mia edhe për kolegun tim kryebashkiak të Montereale, Massimiliano Giorgi, për pikëllimin që ka goditur komunitetin e tij. Një zi që na prek të gjithëve,”– ka thënë kryebashkiaku Biondi.
/a.r