Australianët po mbajnë zi për tragjedinë e tmerrshme, ku 5 fëmijë humbën jetën në një aksident, pasi po luanin në një kështjellë kërcyese lodër.
Fëmijët ranë nga një lartësi prej 10 metrash pasi kështjella u ngrit në ajër nga era gjatë një panairi shkollor të enjten.
Policia i identifikoi viktimat si 11-vjeçari Addison Stewart dhe 12-vjeçarët Zane Mellor, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones dhe Peter Dodt. Tre fëmijë të tjerë mbetën në gjendje kritike. Fatmirësisht një prej fëmijëve të plagosur ka dalë nga spitali.
Policia tha se prindërit e viktimave nuk donin të flisnin publikisht, por të afërmit e tjerë kanë bërë homazhe online. Tezja e Peter Dodt, Tamara Scott shkroi se djali i ri “ishte plot jetë dhe aventura”.
Halla e Addison Stewart, Meg Aherne, tha: “Unë as nuk e di se çfarë të shkruaj në këtë fazë. Të gjithë janë të shkatërruar, ajo ishte përherë një shpirt i ëmbël, e sjellshëme dhe e mënçur”.
Ndërsa viktima tjetër Zane Mellor u cilësua nga një mik i familjes si një “djalë i mrekullueshëm” dhe një “shpirt i bukur, i kujdesshëm dhe i ëmbël”.
g.kosovari