Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është i mbushur plot energji për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike.
Ai tha gjatë fjalës së tij në emisionin “Opinion”, se nëse vjen në krye të PD nuk do të përjashtojë askënd dhe tregoi se Lulzim Basha mund të qëndrojë si deputet i thjeshtë.
“Asnjë njeri nuk përjashtohet nga PD. Basha të heqë sqeparin dhe bravat e të rrijë deputet i thjeshtë brenda PD-së. Unë kam faktuar, që ato çfarë kam thënë kam bërë. Nuk gjen një njeri sot, nga dhjetori 90 deri sot që të thotë më preu në besë Sali Berisha. Unë jam njeri që i qëndroj fjalës time. Basha mund të qëndrojë deputet aty. Kemi të bëjmë me një gjë të veçantë. Le të provojë Fatos Nano po të dojë. Është thirrje e brendshme. Nuk rikthehem se kam dëshirë. Rikthehesh kur ka një thirrje të brendshme. Janë momente që e kanë mistikën e tyre. Kam një frymëzim shumë të madh”.
Më tej, Berisha thotë se nuk mund të tërhiqet nga gara për kryetar të PD-së dhe për kryeministër të vendit. Por ai shton se kushdo që ka një ambicie të tillë, është i ftuar të hyjë në garë me të.
“Çështja e parë, kam deklaruar në 20 maj se Sali Berisha heq dorë nga vendimi i tij i largimit pa kthim. Dhe do rikthehet për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi. Pyeta veten 100 herë pse e bën këtë gjë. Unë isha njeriu që kisha patur intensitetin më të madh të marrëdhënieve me SHBA. Që nga viti 93, nuk mund të gjesh një të dytë që ka marrë vendime në marrëdhënie me SHBA. Historinë e këtij vendi, askush nuk e ka luftuar korrupsionin më shumë se unë. Krijova një problem me fëmijët.
Atyre u diktova kur erdha në pushtet që të deklarojnë pasuritë. Meqenëse isha zotuar se nuk do të paditet asnjë gazetar në gjykatë nga administrate ime, atëherë këtë rregull bëra dhe për fëmijët e mi. U thashë që ju nuk do të padisni asnjë. Ndaj tyre ka shumë shpifje, që i morën shumë politikanë. Ai nuk ngjitet. Është një lider i thyer. Absolutisht që është e hapur gara dhe duke u plotësuar çdo kusht të atyre që janë në garë. Unë nuk do zgjedh njeriun që do garojë. Çfarë përgjegjësie kam unë që ka një thirrje të brendshme të mbështetësve që kryetar të bëhet Berisha.
Njerëzit janë të mençur. Lexojnë që rikthimet janë suksese gjithmonë. Shqiptarët e imagjinojnë çfarë mund të jetë Berisha 3. Berisha 3 do jetë dy herë më shumë se qytetari më shumë se çdo Berish tjetër. A mundet që unë, të zhgënjejë ata të cilët kanë hedhur drejt meje këtë besim të madh. Unë do bëj gjithçka ta justifikoj. Siç kam thënë, kryeministri i ardhshëm do zgjidhet me votën e anëtarësisë. Do ketë një votim dhe referendum. Nëse më pyuet mua, është çështje e individëve dhe ambicieve të tyre. Ata që kanë ambicie të marrë drejtimin e PD-së, është i ftuar të vijë në garë. Por unë që të them, vetë, pas këtij uragani se unë nuk do të jem, nuk mund ta them kurrë. Do jua lë shqiptarëve të vendos”, tha Berisha./m.j