Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar historinë se si është njohur me kryedemokratin Lulzim Basha duke mohuar se i ishte sugjeruar nga vajza dhe dhëndri i tij, Argita dhe Jamarbër Malltezi. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Opinion”,
Berisha kthehet pas në vitin 2005, ndërsa shton se mban mend faktin që Basha i kishte shkuar në zyrë me pantallona të shkurta.
Ndërsa gjithashtu tregon edhe si ishte njohur me bashkëshorten e kryeopozitarit, Aurela Bashës.
PJESË NGA BISEDA:
Sali Berisha: Bashën e kam njohur në vitin 90-91. Ai ka ardhur për herë të parë me Baren Kohen, ishte holandez që faktoi helmimin e fëmijëve në Kosovë. Erdhi me pantallona të shkutra, djali i ri. Nga e kishte njohur atë, unë nuk e di. Për mua Kohen ishte një personalitet që ne e donim, se mbështeti Kosovën. Që nga ajo kohë, unë njoha Lulzim dhe Aurela Bashën. Aurela bashkë me një zonjë tjetër kishin një organizatë të shoqërisë civile që ndiqnin jetën parlamentare, por edhe në KE. Ishte financim i parlamentit holandez. Nuk ka qenë vajza ime që ma ka sugjeruar. Unë e kam njohur para vajzës dhe dhëndrit. Po të kthehemi prapë pas, sërish do ta merrja. Basha ka ardhur me 38 vetë të KOP. Pas largimit tim garoi Basha dhe Olldashi. Kur më thoshin ti na e solle, unë i thosha; kush të pengojë të garojë?
/a.r