Sali Berisha i ka kthyer përgjigje deklaratës së Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë tha se Berisha “nuk ka lënë kryetar partie pa i thyer dhëmbët”. Berisha u shpreh nga emisioni “Opinion| një person që bën një deklaratë të tillë, pështyn mbi veten.
Blendi Fevziu: Lulzim Basha ka thënë dje që nuk keni lënë kryetar partie pa i thyer dhëmbët. Po kështu ka thënë, me përjashtim të Bashës, kuptohet.
Sali Berisha: Një deklaratë të tillë të turpshme nuk e bënte dot as i ndjeri që ti e din se kush është se nuk më shkon të përmend një njeri që nuk është më. As Namik Hoti nuk e bënte një gjë të tillë. Një njeri që bën një deklaratë të tillë pështyn mbi veten e tij.
Sa i përket deklaratave të Bashës një ditë më parë edhe për 21 Janarin, Berisha tha se ai është bërë 1 me Edi Ramën për versionin e ngjarjes.
Blendi Fevziu: Basha deklaroi që nuk ju ktheu përgjigje në seli siç i kthyer ju përgjigje Tom Doshit më 21 Janar, që do të thotë, nuk vrau njerëz. Di ndonjë gjë zoti Basha për 21 Janarin që nuk e dimë ne?
Sali Berisha: Zoti Basha është bërë 1 me zotin Rama në versionin e 21 Janarit.
Blendi Fevziu: Di ndonjë gjë zoti Basha që e dini vetëm ju dhe zoti Basha?
Sali Berisha: Ka një përcaktim të kryetares së OSBE atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare. Ka një fakt tjetër. Zyra është gjuajtur me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Basha, unë nuk e di.
Blendi Fevziu: Ka ndonjë gjë për 21 Janarin që nuk e dimë?
Sali Berisha: Gjithçka kam ditur unë, e kam thënë, e them dhe nuk kam asgjë
/a.r