Maqedonia e Veriut perceptohet nga shqiptarët si shteti më miqësor i Shqipërisë (54%) – duke përjashtuar Kosovën – dhe më miqësori me Kosovën (50%) – kur përjashton Shqipërinë.
Barometri në Euronews zbuloi se për Shqipërinë, vendi që perceptohet si më miqësor pas Maqedonisë së Veriut është Mali I Zi (21%) dhe më pas vijnë Serbia (7.5%) dhe Bosnje Hercegovina.
Shteti më miqësor me Kosovën, pas Maqedonisë, është Mali i Zi (21%), Serbia (7.5%) dhe Bosnje Hercegovina (2%).
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews, realizuar në 20-30 nëntor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë.
/a.r