Është rritur numri i certifikatave të rreme të vaksinave për Covid-19 në Francë. Mediat raportojnë se numri ka shkuar në 110,000, sipas një raporti të agjencisë franceze AFP nga burime të ministrit francez të Brendshëm, Geral Darmanen.
“Më shumë se njëqind arrestime janë bërë në 400 hetimet që kanë filluar të hapen,” tha Geral Darmanen për televizionin France 2.
“Problemi me kartat e falsifikuara të vaksinave është se shpesh ka bashkëpunim midis mjekëve apo infermierëve ”, tha ai, duke shtuar se “kjo është shumë e vështirë të vërtetohet”.
Në fund të nëntorit, një mjek parizian i dyshuar për shitjen e të paktën 220 certifikatave shëndetësore të falsifikuara u la në paraburgim.
Ministri i Brendshëm bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund ndjekjes penale të personave që kishin falsifikuar certifikatat.
Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, gati 3000 pacientë ndodhen në reanimacion dhe ky numër pritet të arrijë në 4000 gjatë periudhës së festave, deri në fund të vitit, tha përfaqësuesi i qeverisë franceze Gabriel Atal.
/a.r