Lajmi se Lulzim Basha ka ndërruar disa prej bravave të disa prej selive të Partisë Demokratike në qytete të ndryshme është komentuar ditën e sotme edhe nga deputeti demorkat, Edi Paloka .
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Paloka ka nxjerr një mesazh të dërguar nga njëri prej kryetarëve të grup-seksioneve të PD në Durrës.
Ky i fundit ankohet se është zëvendësuar në listën e delegatëve duke future në vendin e tij një person që e konsideron si “berberin e lagjes”.
Sipas Palokës kjo përpjekje po bëhej nga Lulzim Basha me qëllim që të mbushë sallën në datën 18 dhjetor me persona të cilët nuk kanë asnjë funskion në PD.
Postimi i Plotë nga Edi Paloka:
Kush tha qe i kane mbyllur dyert e selive…?! Dyert jane te hapura, po me sa duket jo per te zgjedhurit e demokrateve.
Sapo me erdhi nje mesazh prej nje drejtuesi grupseksioni nga zona ime ne Durres, firmetar dhe delegat ne Kuvendin e 11 dhjetorit.
Ne fakt informacionet e tjera jane edhe me zi se kaq…se po bejne “delegate” per te mbushur sallen jo vetem ata qe jane me Bashen , pa asnje funksion ne PD, po dhe ata qe jane me Ramen…/m.j