Agjencia e Menaxhimi të Emergjencave ka njoftuar se pas vërshimeve të djeshme, sot situata në gjithë territorin e Kosovës është e qetë, raporton KTV Theksohet se në gjithë territorin e Kosovës kanë qenë tri familje të zhvendosura dhe një vajzë e lënduar lehtë në Komuna e Mamushës.
Shef i Qendrës Operative të Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mahir Hasani, tha se zonat më të prekura nga vërshimet dje kanë qenë Malisheva, Suhareka, Shtimja dhe Lipjani.
Sipas tij, kjo Agjenci ka qenë në vëzhgim të situatës dhe i ka dal në ndihmë vetëm Komunës së Lipjanit, pasi vetëm kjo komunë ka kërkuar ndihmë për një pompë për heqjen e ujit. “Sot sipas informacioneve situata është e qetë, lumenjtë janë në rënie e sipër”, ka thënë ai.