Ish-deputeti Nard Ndoka, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga në Report Tv, deklaroi se ka informacione se dy deputetë që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë në listën e qarkut Shkodër kanë paguar te Basha një shumë të konsiderueshme parash që u futën në minutat e fundit duke shmangur Ndokën.
Ndoka teksa foli për situatën në PD, tha se ish-kryeministri Sali Berisha sot ka ngritur një kauzë të rëndësishme ndërsa shtoi se nuk e ka për mbrojtje personale. Ndoka u shpreh se Berisha e ka ndërmarrë këtë aksion si një ndjesë ndaj demokratëve pasi ka mbështetur Bashën. Për këtë të fundit, ish-deputeti deklaroi se sado që të ketë mbështetjen e SHBA, ai nuk vjen më kurrë më në pushtet se demokratët nuk e votojnë dhe askush nuk bën koalicion me të.
“Basha është interesant, tinëzar, ja kam thënë gjërat në sy, i kam kërkuar transparencë për marrëveshjen me Ramën në 2017. Vendosi me Ramën që ne mos të merrnim pjesë në zgjedhje. Thoshte që ka firmosur një marrëveshje që ishte në interesin e të gjithëve. Ja kam thënë në sy.”-tha ai.
Sa i përket bojkotit të zgjedhjeve lokale të 2019, Ndoka deklaroi se i ka thënë Bashës që po bën gabimin më të madh. Ndër të tjera theksoi se Basha duke qenë kaq mashtrues, sa ka arritur të presë në besë dhe të mashtrojë dhe Berishën.
g/kosovari