Kryeministri britanik, Boris Johnson iu drejtua kombit me një mesazh pas rritjes së rasteve me variantin Omicron të koronavirusit.
Kryeministri u shpreh se tashmë dy dozat janë të pamjaftueshme, duke bërë apel për marrin e një doze përforcuese.
“Askush nuk duhet të dyshojë se ne jemi prekur prej një vale të Omicronit. Kam frikë se tashmë është e qartë se dy doza të vaksinës janë thjesht jo të mjaftueshme”, tha Johnson.
“Merr menjëherë një dozë përforcues të vaksinës. Çdokush mbi moshën 18 vjeçare në Angli do të ketë mundësi të marrë një dozë përforcuese para Vitit të Ri”, shtoi ai, raporton BBC.
Shifrat e fundit të koronavirusit tregojnë një numër rekord të rasteve të konfirmuara ditore në Britani të Madhe, 78,610 njerëz të infektuar me virus.
Gjithashtu është bërë e ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur edhe 165 persona të tjerë.
Britania deri më tani ka konfirmuar rreth 11 milionë raste me COVID-19 ndërsa kanë vdekur 147 mijë njerëz.
g.kosovari