Aktivistja Evi Kokalari dhe Albana Vokshi, janë përballur sot me dhuën verbale dhe fizike para selisë së PD.
Ndërsa Kokalari fliste për mediat, një militante e PD, e njëjta që u shpaq në mbrojtje të Lulzim Bashës, ditën kur Sali Berisha e mbështetësit e tij hynë në seli, nisi të bërtise dhe akuzonte Kokalarin dhe Vokshin.
Lidhur me këtë ka reaguar vetë Kokalari e cila duke drejtuar gishtin nga Basha, shkruan se po të përballet më me këtë vullgaritet, do marri një përgjigje jo vetëm të merituar por dhe shumë agresive.
“Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për dhunën verbale, psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj meje dhe disa grave të tjera në ndërtesën e PDsë sot.
Dy gra, që ishin komplet jashtë kontrollit, u munduan të na intimidonin me sharje vullgare dhe dhunë fizike, dhe Lulzim Basha që ishte në seli, nuk morri mundimin ta ndaloj për gati një orë që ishim aty, që do të thotë që Lulzim Basha ishte pjesë e këtij vullgariteti.
Basha duhet të kuptoj që unë do vi sa herë kam takim në seli, sepse jam e mandatuar nga 4446 delegatë të Partisë Demokratike.
Nëse herës tjetër që do jem aty, do përballem po me këtë vullgaritet, Lulzim Basha do marri një përgjigje jo vetëm të merituar por dhe shumë agresive, që do mallkoj ditën që humbi llogjikën ndaj meje, dmth shkarkimi nga detyra dhe dosja Nick Muzin, do të ishin vërtet problemet më të vogla që Luli do ketë ndonjëherë.”
/b.h