Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi ka rrëfyer një bisedë që sipas tij është bërë në zyrën e ish-ministrit të ndjerë të Transportit, Sokol Olldashi, kur ky i fundit garonte për të marrë drejtimin e PD.
Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se në atë kohë i ka kërkuar Olldashit të mos e pranojë votimin një anëtar një votë, pasi bie ndesh me satutin dhe në atë moment nuk ishte i favorshëm për të.
Por, sipas Elezit, Olldashi i ëhstë përgjigjur se do ta pranojë, se është më demokratik. Ai bën diferencën mes të ndjerit Olldashi dhe Bashes, për të cilin thotë se karrierën ja kanë dhuruar.
Elezi thekson se Lulzim Basha kur Kuvendin e kërkojnë me firma mbi 60% e delegatëve dhe me statut duhen 25%, thotë që nuk e lejon procedura.
“Politikanët për të qënë njerëz të parimeve duhet ta bazojnë karrieren në kontributin e tyre.
Me Sokol Olldashin ditën që shpalli kandidaturen për kryetar i PDSH, pimë kafen e mëngjesit në zyren e tij dhe biseduam për rreth 40 min.
Një moment i kërkoj që mos e pranojë votimin një anëtar një votë, pasi bie ndesh me satutin dhe në atë moment nuk ishte i favorshem për të.
Me thotë: Nuk mund ta kundërshtoj edhe pse është jostatutor pasi është më demokratik.
Lulzim Basha kur Kuvendin e kërkojnë me firma mbi 60% e delegatëve dhe me statut duhen 25%, thotë që nuk e lejon procedura.
E kuptoni diferencën e dikujt që e ndërton me punë karrieren ne PD dhe dikujt që ja dhurojnë.
I pari pranoi shkeljet statutore kundër tij për shkak të parimeve.
I dyti shkel çdo parim me gjithë statut.”-shkruan Elezi.
/b.h