Kryedemokrati Lulzim Basha tha se ai vetë por edhe institucione të tjera të sigurisë kombëtare, mes tyre edhe SHISH kanë informacione konkrete për presione që u bëhen prokurorëve të SPAK-ut.
“Jam i bindur qe informacione konkrete ka edhe sektori perkates i Policise, edhe ai sektori brenda vete SPAK, kane qene kaq ashiqare sa qe pretendohet qe edhe gazetare kane dejguar biseda presioni qe i jane bere prokuroreve te SPAK ne kafe afer SPAK-ut. Por une jam kryetari i opozites s’jam kryeprokurori i Shqiperise”, tha Basha në konferencën me gazetarët.
Lulzim Basha: Kam informacione konkrete sigurisht dhe jam i bindur që informacione konrekte ka dhe Sherbimi Informativ, informacione konkrete kane edhe sherbimet partnere te Sherbimit Informativ ne Shqiperi.
Jam i bindur qe informacione konkrete ka edhe sektori perkates i Policise, edhe ai sektori brenda vete SPAK, kane qene kaq ashiqare sa qe pretendohet qe edhe gazetare kane dejguar biseda presioni qe i jane bere prokuroreve te SPAK ne kafe afer SPAK-ut. Por une jam kryetari i opozites s’jam kryeprokurori i Shqiperise.
Jam ketu per te shtyre me te gjitha mjetet transparencen dhe drejtesine qe te bejme nje ndarje me te shkuaren, ne funksion te nje ndarje te besueshme po ju them qe PD eshte ne lufte me armikun e mireqenies se shqiptareve ne gjithe frontin, brenda vetes, para kundershtarit politik.
Prandaj 18 dhjetori e shtuna qe po afron eshte date me rendesi jo vetem per demokratet por per gjithe shqiptaret ne Kuvendin e PD. “Zgjedhim te ardhmen” eshte motoja e bashkimit te demokrateve. Se mund te thonim dhe ti mbyllim deren te shkuares, ti japim fund tranzicionit./m.j