Më shumë se 800 000 persona kanë humbur jetën për shkak të betejës së vështirë me Covid-19 në SHBA nisur që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat janë përpiluar nga universiteti ”Johns Hopkins” ku sipas të cilit shumica e fataliteteve janë në mesin e të pavaksinuarve dhe të moshuarve.
Sipas “BBC”, më shumë amerikanë kanë humbur jetën gjatë këtij krahasur me vitin e kaluar çka tregon se shifrat alarmante janë në rritje. Faqja e internetit e ”Johns Hopkins” përditësohet rregullisht dhe zakonisht tregon shifra pak më të larta se ato zyrtare nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Presidenti Joe Biden doli me një deklaratë para qytetarëve të tij ku e quajti një ‘moment tragjik historik’. “Ne kujtojmë secilin person dhe jetët që ata jetuan dhe lutemi për të dashurit e lënë pas”,tha Biden .
Biden u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen dhe të marrin masa të tjera parandaluese, si mbajtja e maskave për fytyrën. SHBA, shtëpia e rreth 330 milionë banorëve, ka regjistruar më shumë vdekje nga Covid-19 se çdo vend tjetër i botës.
/a.r