Eda Grimçi sekretarja e Degës 9 të PD në Tiranë përmes një reagimi në rrjete sociale ka deklaruar se nuk pranon të japë dorëheqjen, teksa ka publikuar një formular që mban firmën e Bashës dhe Bardhit, përmes të cilit njoftohet shkarkimi i saj.
“Të nderuar anëtarë të PD Dega 9 , nuk njoh dhe nuk pranoj dorëzimin e detyrës të asnjë që është i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar. Njoh si autoritet të vetëm Komisionin e Rithemelimit të PD. Jemi në kulmin e punës për organizimin e referendumit dhe nuk do të tradhtojmë vullnetin dhe misionin që na ka ngarkuar organi më i lartë i PD, Kuvendi i saj Kombëtar. Nga Eda Grimci Sekretare e Deges 9 Tiranë”, thuhet në reagimin e shpërndarë në rrjete sociale nga dega 9 e PD.
Në reagimin e saj ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha duke e falenderuar.
“Mirënjohje për kontributet dhe sakrificat tuaja! Të gjithë të bashkuar me votën tonë të lirë në referendumin e datë 18 Dhjetor”, shkruan Berisha. /m.j