Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar në Perugia, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Sapo konstatoi që karabinierët po afroheshin drejt tij, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, filloi të bënte lëvizje të dyshimta dhe tentoi të largohej. Por, dështoi në këtë tentativë.
Ai hodhi drogën që ndodhej brenda një çokollate veze kinder. Pasi efektivët morën dhe kontrolluan brenda çokollatës, gjetën 20 gramë kokainë, ndërsa konfiskuan edhe 1240 euro cash.
Nëse i riu pranon fajin, ai do të dënohet një vit e dhjetë muaj burg, gjithashtu edhe 3 mijë euro gjobë.
/a.r