Bedri Musta, babai i Gazmend Mustës i cili është dënuar me burg përjetë, për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe kunatës (motra e gruas), kërkon që të shohë dy fëmijët e të birit, nipin dhe mbesën.
Pas krimit të rëndë në Ballsh, dy fëmijët jetimë u dërguan në fshatin SOS në Tiranë.
Në një prononcim për mediat këtë të martë, babai i Gazmend Mustës thotë se kujdestarinë e fëmijëve e ka daja, që nuk i lë gjyshërit t’i takojnë.
“Do t’i marr, gjallë në botë kjo kokë sa të jetë, nuk do i lë. Pse? Se gjykata e shkallës së parë pasi mori një fëmijë 10 vjec e pyeti e tronditur në maksimum për vrasjen e nënës fëmija kishte frikë të përgjigjej dhe ka thënë unë nuk dua të vete gjyshi. E është marrë miratim nga Apeli pasi i ka dhënë kujdestarinë dajës.
Daja nuk i njihte fare këta fëmijë, kush ishte djali apo cupa nuk kishte vajtur një herë te motra ku jetonte në Ballsh.
E të githë ata njerëzit që vijnë sot e mbështesin në gjyqe sot qenkan shumë të dashur për fëmijët e Gazmendit dhe deri dje ata nioër ata mbesa xhaxhallarë nuk i dinin.
Unë kërkoj fëmijët. Jam në Apel dhe po kërkoj me insistim të më dalë gjyqi nga data 24 maj kur shkalla e Parë më ka dhënë të drejtën mua dhe gruas për të takuar fëmijët nuk i kemi takuar.
Zotëria që ka marrë kujdestari plus rëndimi që kanë fëmijët kanë dhe rëndimin për mos takuar dy gjyshërit e babanë e tyre që i ka lindur dhe rritur.
Zotërinjtë avokatë thonë që është familje vrasësi, si do më japësh mua ti këtë që i ndodhi halli djalit tim? Për cfarë, kush e vrau? Bashkëshorti, se e pa të paarsyeshme ofendimet që bënë nga motra deri te gruaja”, tha Bedri Musta./m.j