Teksa “Syri TV” tregon kërkesën e fundit të prokurorisë belge më 30 nëntor për Lulzim Bashën që të pyetet për 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”, Berisha shpjegon se çfarë i ka thënë atij pas deklaratës në Parlament.
“Për Toyota Yaris, i thashë që pse u deklarove, ku e mësove nga e gjete që vijnë 3.4 milionë euro nga Belgjika. Më tha se më telefonoi një kamerier, ndërsa një gazetari i tha se ma ktheu shërbimi sekret shqiptar. I thashë se ke dekonspiruar aksionin, ke qënë dhe ish ministër i Brendshëm.
Në prokurori tha se do dëshmonte në Belgjikë, e cila e ka thirrur katër herë dhe asnjëherë nuk ka shkuar. E ka mbrojtur Edi Rama në Shqipëri, por të vërtetën e kërkon drejtësia belge”, deklaroi Berisha./m.j