Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj Lulzim Bashës dhe në “Syri TV”. Berisha u shpreh se Basha akuzoi tani me fjalë që nuk sihin shprehur në 31 vjet, çka tregon se për 8 vite kiushte qëndruar sus para tij sepse kishte frikë.
Për më tepër Berisha për herë të parë ka pranuar se ka qënë ai kryetari i PD në këto 8 vite opozitë, megjithëse kryetar moral pasi Basha heshti për gjithçka.
“Ka nxjerrë akuza ndaj meje që nuk janë shfaqur në 31 vite. Kjo do të thotë se ka qëndruar sus para meje nga frika se e grushtoja. E them këtë se kështu ka deklaruar para ambasadave.
Unë kam qënë në 8 vite kryetar moral i PD, pasi kam bërë në 8 vite avokatinë e shqiptarëve.
Ndërsa penng kryertari heshti, dhe akuzonte zyrën e shtypit se nuk e lejonte të fliste pasra qytetarëve. Kjo është një gënjeshtër.
Kështu që këtu nuk gënjen, pasi kryetar nuk u bvë kurrë, ai ndoqi pazaret”, deklaroi Berisha.
Reagimit të Bashës i është përgjigjur Berisha i cili ishte i ftuar në një studio televizive ku tha se Basha është rëndë dhe burracak.
““Sot ish-kreu Basha dëshmoi shqiptarëve se pse ka qëndruar sus para meje 8 vite. Ai dukej se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do ketë një grusht turinjve për ti thyer dhembet, ai me këtë duhet të mjekohet. Ai është rëndë me këtë që thotë. Këtë mund të thotë një mendje që ka humbur gjithçka.
Peng dhe i sëmurë që i lejon vetes të flasë çdo gjë. Mendon se njerëzit nuk kanë memorie. Unë kuptoj se ai ka ndenjur sus para meje nga frika se mund të grushtohej.
Ai ka thënë se unë 8 vite nuk kam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin e tij, ai thotë se PD ka qenë me dy kryetare. Besoj se në këtë kontekst ato shkojnë me njëra-tjetrën”,” Berisha./m.j