Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ka folur rreth plaçkitjes që i është bërë në zyrën e tij.
I ftuar në emisionin A2CNN me gazetaren Alba Alishani, Këlliçi shprehet se Lulzim Bashën e tërbon mos përdorja e dhunës, pasi sipas kreut të FRPD, ka tre muaj që po gënjen ambasadat se do të marrin me dhunë zyrat.
“Ajo çka e ka tërbuar Lulzim Bashën është mos përdorja e dhunës. Ka tre muaj që gënjen ambasadat që do marrin me dhunë zyrat e selisë.
Kjo është e padëgjuar dhe e pahasur më parë. I shmangen zgjidhjes politike. Sot janë një minorancë. Në Kuvend nuk ka patur asnjë incident. Po e keqpërdor ambasadën amerikane. Keqpërdor gjithë kohës zyrën e ambasadës amerikane.
Këtu po gënjehet pa masë, po krijohen tensione artificiale, për tu hequr se ka mbështetje”, ka thënë ndër të tjera Këlliçi.
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka hedhur poshtë akuzat për falsifikim vule, të bëra nga kryetari i shkarkuar, Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij.
Këlliçi ironizon Bashën: I ka mbaruar filmi, por nuk del nga kinemaja
I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN, Këlliçi ironizoi Bashën duke shprehur se është i vetmi person që pasi ka mbaruar filmi, nuk del nga kinemaja.
“Nuk kemi manipuluar vulën e falsifikuar. Ai që po falsifikon vulën është Basha dhe ai duhet të ishte kallëzuar në SPAK e jo ne. Basha është i vetmi person që pasi ka mbaruar filmi, nuk del nga kinemaja.
Ai refuzon të kuptojë që nuk e ka shumicën dhe në politikë vota vendos. Në 8 vite i është dhënë çdo shans i mundshëm.
Të arrish të kallëzosh deputetët e PD-së tëndë se kanë falsifikuar vulën e partisë së tyre…nuk është normale kjo.
Duhet të ishte vetë i pari që të kujdesej për trashëgiminë. Gjykata vetëm merr dhe depoziton. Nëse vula dhe logoja e re shkon për t’u regjistruar, ajo vetëm e regjistron, nuk mund të interpretojë.
Nuk ka as dhunë fizike, si mund të flitet për këto skenare. Unë vetë madje kam bërë me dorë të stopohet kur anëtarët kanë thirrur “Basha ik”. Nuk kishte nevojë sepse Basha ishte aty.
Basha mund të hyjë në librin Guinness sepse më shumë ka përjashtuar anëtarë e drejtues sesa ka marrë anëtarë në partinë e tij”, tha Këlliçi./m.j