Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë dhe deputetët për të diskutuar lidhur me futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në seli.
Në mbledhjen e sotme, Basha po diskuton me deputetët lidhur me masat që duhet të merren në mënyrë që një skenar i tillë mos të ndodhë më në të ardhmen. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera.
Po ashtu, duket se në fokus është edhe mbledhja e Kuvendit të 18 dhjetorit, ku Basha u ka kërkuar të pranishmëve në mbledhje që për një javë të mos jenë aktive në Komisionet e Kuvendit, por të fokusohen në angazhimin e demokratëve për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.
Po në të njëjtën ditë, Sali Berisha ka njoftuar referendumin që do të mbahet në çdo degë të partisë në 18 Dhjetor, një javë pasi në Kuvendin e mbledhur prej tij, Basha u shkarkua nga detyra.
E shtuna paralajmëron një tjetër përplasje, pasi Sali Berisha ka njoftuar referendumin që do të mbahet në çdo degë të partisë në rrethe në 18 Dhjetor, ç’ka mund të përsërisë atë që ndodhi sot.
Për cfarë do të bëhet referendumi nga grupi i Berishës në 18 Dhjetor?
“Vendimmarrja e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit do të hidhet në votim edhe në çdo degë të PD në 18 Dhjetor 2021. Fleta e votimit në referendum do të përmbajë pyetjen.
A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Basha?”, deklaroi Belind Kelliçi sot.
Pritet qe perplasja te zbrese ne baen e partise, pikerisht ne perballjen mes organizatoreve te referendumit dhe te Bashes./m/j