Sipas informacioneve të marra nga banorët por edhe nga OSHE Kukës, janë pa energji elektrike në Bashkin Kukës, Njësia administrative Topojan, Shishtavec, Zapd, Ujmisht, Bushtricë, Grykë Çajë e Kalisë.
Mungesa e energjisë elektrike është shkaktuar si shkak i dëmtimit të linjave elektrike nga reshjet e shiut dhe borës. Ndërkohë një pjesë e këtyre zonave që nga dita e djeshme vijojnë të jenë të bllokuar edhe nga trashësia e borës që i ka kaluar 40 cm.