Ka rifilluar kalimi i makinave në Rrugën e Arbrit, ndonëse dëbora e ngrica është ende e shpërndarë në rrugë. Në pamjet e siguruara për “BalkanWeb” shihet se si makinat lëvizin në “Qafën e Murrizës”, ndërsa disa mjete të tjera, në pamundësi për të lëvizur, qëndrojnë të ndaluara në anë të rrugës.
Kujtojmë se më herët, Policia e Shtetit tha se rruga ishte e bllokuar përkohësisht dhe borëpastruset po punonin për të rifilluar përsëri qarkullimin.
“Qafa e Murrizës” është bypass-i që kalon në “Rrugën e Arbrit”. Kjo rrugë, u inaugurua nga kryeministri Edi Rama më datë 29 nëntor, ndërsa vepra e plotë, pritet të përfundojë gjatë muajve të pranverës. BW