Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, ka uruar besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës dhe Peshkopin Teodosije. Mustafa, duke përcjell urimet më të sinqerta, thekson se kjo festë simbolizon vlerat e humanizmit, mirëkuptimit, shpresës dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve, transmeton Koha.net.
“Të gjithë besimtarëve ortodoksë iu uroj Gëzuar Krishtlindjet, me dëshirën që kjo festë të sjellë harmoni, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson kryeministri Mustafa.