Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar vijimin e “Foltores”, edhe pse një ditë më parë u mblodh Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku nga mbi 4900 delegatë, u votua shkarkimi i Lulzim Bashës si kryetar, gjithashtu u shkarkuan anëtarët e kryesisa dhe gjithë kupola drejtuese e PD-së, si dhe u miratua ngritja e Komisionit të Rithemelimit, që ka 29 anëtarë.
Sot Berisha njofton në rrjetet sociale se në ora 18:00 do të zhvillojë një takim me bashkatëdhetar që jetojnë në Jaksonsville, Florida, USA.
Berisha shkruan se reformimi i PD do të bëhet vetëm me parimet e konservatorëve republikanë amerikanë, duke shtuar se në këtë mënyrë, e djatha në Shqipëri do të luftojë të majtën që mbështetet nga George Soros.
/b.h