Kuvendi i Sali Berishës e shkarkoi nga detyra me 4 mijë e 446 vota, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me vendimin për të pasur një referendum anëtarësia mbi rrëzimin e plotë të tij nga lidershipi demokrat.
Vetë Basha, jo vetëm që nuk i pranoi dhe nuk i njohu vendimet e Kuvendit berishian, por ai siguroi se demokratët, do të lënë pas pjesët e hidhura të së shkuarës së partisë. Këtu, ai përfshiu edhe ata të cilët i cilësoi si “mbeturina të komunizmit dhe të korrupsionit”.
Mirëpo, sa korrekt ishte procesi i votimit ditën e djeshme? “Faktor.al” ka publikuar një video ku fletët e paplotësuara të votimit bashkohen me ato të paplotësuarat, duke mashtruar kështu në numrin e votuesve.
/b.h