Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite kryesinë e Partisë Demokratike, ku mësohet se janë shkarkuar 11 kryetarë të degëve që nuk firmosën dhe nuk u angazhuan për Kuvendin e 18 dhjetorit. Po ashtu nesër Këshillit Kombëtar do t’i propozohet shkarkimi i Edi Palokës dhe i anëtarëve të Kryesisë.
Po ashtu burime bëjnë me dije do të bëhet propozim për 10 anëtarët e kryesisë që kanë shkelur vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.
Gjithashtu do të ketë propozim dhe për shkarkimin 12 kryetarëve të degëve të PD, konkretisht në: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë, Gjirokastër dhe Kuçovë.
Nderkohe të pranishëm jane 25 anëtarë të Kryesisë së PD, mbështetës të Lulzim Bashës.
Rendi i ditës së mbledhjes
1. Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si kursi i ndjekur nga PD për vlerat perëndimore pro NATO e SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtarëve të saj për shkeljen e statutit.
2. Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij
3. Qëndrim politik nga Kryesia
4. Marrja e masave që janë në tagërin e Kryesisë. Psh, shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve që refuzuan të zbatojnë vendimin e Kryesisë për Thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor
Demokratët që munguan në mbledhjen e Kryesisë
Edi Paloka
Belind Këllici
Ivi Kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumci
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia
Tomorr Alizoti