Reshje të dendura dëbore janë regjistruar në qarkun e Kukësit ditën e sotme. Lartësia borës në Shishtavec ka shkuar në 15 cm, në Valbonë 20 cm dhe në Qafë Prush të Hasit 15 cm.
Deri më tani nuk raportohet për probleme në rrugët nacionale dhe janë të gjitha të kalueshme, ndërsa vijon puna për pastrimin e dëborës, hedhjen e kripës dhe largimin e inerteve të rëna në disa segmente.
Po ashtu edhe rrugët rurale janë të qarkullueshme, ndërsa problem për mirëmbajtje ngelet segmenti rrugor Fierz-Lekbibaj. Nuk raportohet për probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm dhe po ashtu është nën monitorim gjendja e rezervuarve në të gjithë qarkun.
g.kosovari